Ekspozitat e Shkuara

Kurator Fani Zguro

ALL ABOUT THESE... LADIES AND GENTLEMEN

Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me Gallery On The Move

10 - 20 Mars 2014

në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë

Shadi Habib Allah, Jennifer Allora & Guillermo Calzadilla, Halil Altindere, Maria Thereza Alves, Ziad Antar, Ivan Argote, Fikret Atay, Luca Bolognesi, Candice Breitz, Egle Budvytyte, Erik Bünger, Miguel Calderón, Francisco Camacho, Barbara Ceriani Basilico and Alessandro Mancassola, Minerva Cuevas, Hubert Czerepok, Kajsa Dahlberg, Dina Danish, Ra Di Martino, Jimmie Durham, Miha Erman, Jakup Ferri, Ulrika Ferm, Dora Garcia, Daniel Guzmán, Khaled Hafez, Ibro Hasanovic, Pablo Helguera, Judith Hopf, Jesper Just, Hassan Khan, Ali Kazma, Dafna Maimon, Dorit Margreiter and Anette Baldauf, Nathaniel Mellors, Haroon Mirza, Alban Muja, Museo Aero Solar, Bruno Muzzolini, Ahmet Ogut, Tomas Ochoa, Damián Ortega, Fernando Ortega, Ferhat Ozgur, Steve Piccolo, Agnieszka Polska, Mark Raidpere, Pipilotti Rist, Damien Roach, Aida Ruilova, Anri Sala, Hiraki Sawa, Mariette Schiltz dhe Bert Theis, Esme Valk, Danielle Van Ark, Shingo Yoshida, Akram Zaatari, Nick Zedd dhe Richard Kern, Brigitte Zieger dhe Philippe Fernandez.

Një herë e një kohë shihja filmat e Ingmar Bergmanit; tani hedh shënime të marra nga E-flux dhe Art-agenda. “All About These… Ladies and Gentlemen” është thjesht një ilustrim i imazheve që i dhanë jetë këtyre shënimeve (Fani Zguro). 

Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, në bashkëpunim me Gallery On The Move prezanton "All About These... Ladies and Gentlemen", një shfaqje me videoart kuruar nga Fani Zguro, në datat 10 – 20 Mars 2014. "All About These... Ladies and Gentlemen" e cila filloi në Viafarini, Milano, në 2013 dhe është prezantuar në Co/Pilot Stamboll 2014, është një projekt që vazhdon dhe ndryshon në kohë. Në çdo ekspozim të ri, prezantohen artistë dhe video të reja. Struktura mbetet e njëjtë, ndërsa informacioni zëvendësohet me data të tjera.

Falenderime të veçanta për: Artan Shabanin, Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, Prometeo Gallery të Ida Pisanit, Dora Garcia, Galerie Michel Rein, Astrit Cani, Kurimanzutto Gallery, Azra Tuzunoglu, Studio Sala, Galleria Kaufmann Repetto, Bruno Muzzolini, Adrian Paci, Galerie Chantal Crousel, Galerie Peter Kilchmann, Mariette Schiltz, Green Art Gallery, Galleria Francesca Minini, Ferhat Ozgur, Lo Schermo dell' Arte Film Festival, Gaia Fugazza, James Cohan Gallery, Monitor Gallery, Galerie Zak Branicka, Jacqui Davies.


 


 

Péter Pócs

"POSTERS & IDEAS"

06 Shkurt 2014 - 09 Mars 2014

Me datë 6 Shkurt 2014, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të hapë për publikun ekspozitën me pllakate të artistit hungarez Péter Pócs. Ekspozita tregon një përzgjedhje të veprave të këtij artisti duke u fokusuar kryesisht tek pllakati kulturor por që përfshin edhe disa kulme personale të artistit në pllakatin politik. Ai njihet për të dyja në nivel ndërkombëtar. Imazhet e tij, shumicën e kohës në skena dhe interpretime surreale, të mbrujtura me një seriozitet të thellë dhe pasion të fortë, gjejnë frymëzim në historinë e Hungarisë, dhe sidomos situatën politike të saj gjatë shekullit të 20, por disa nga punët e tij janë thellësisht universale, si në rastin e pllakateve që dëshmojnë rënien e komunizmit në gjithë Europën Lindore në vitet 1989-1990.

Pllakatet e Péter Pócs, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të një teknike individuale krejtësisht origjinale – bocete skulpturore të fotografuara në skena teatrale dramatike – kombinojnë ikonografinë personale surreale me elementë kulturorë, historikë, politikë, socialë etj, të një Europe midis dy botësh. Kur sheh materien e përdorur për to: balta, uji, mielli, kripa, argjila, është e pamundur të shmagësh asociimin me krijimin e Adamit të zanafillës, dhe as situatën e tij të mëpasshme. Pllakatet e Péter Pócs, të këtij demiurgu modern, e transhendojnë problemin akut politico-social të cilit i drejtohen dhe shtrojnë pyetje rreth kujtesës tonë historike në breza, apo gjendjes së njeriut në skenë apo jashtë saj, në jetë.

Që nga fundi viteve 80-të e deri në ditët tona Péter Pócs është fitues i shumë çmimeve në botë për pllakatin dhe sot ai është një nga figurat më të respektuara në këtë zhanër. Kjo është hera e parë që Péter Pócs ekspozon në Shqipëri. Nëpërmjet një gjesti të rrallë dhe bujar artisti do ti dhurojë fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve të gjithë pllakatet pjesëmarrës në këtë ekspozitë.

Me datë 6 Shkurt 2014, ora 11.30, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet me mediat një konferencë për shtyp gjatë së cilës kuratori i ekspozitës Peter Fitz, drejtor i Muzeut Kiscelli të Budapestit, dhe stafi kuratorial, do ta prezantojnë këtë ekspozitë më gjerësisht.

Galeria Kombëtare e Arteve falenderon të gjithë sponsorat të cilët bënë të mundur realizimin e kësaj ekspozite: Vodafone Albania, Banka Ndërkombëtare Tregtare sh.a., Fondacioni Kulturor EDS dhe kompania CCS.

Biografia e Artistit

Péter Pócs lindi me 14 shtator 1950 në Pécs, Hungari. Ai u diplomua në Shkollën e Mesme Artistike në Pécs në vitin 1971 si arpunues dhe argjendar. Pócs ka punuar si dizenjator grafike që nga viti 1972, duke lëvruar kryesisht pllakatin kulturor, dhe më rrallë atë komercial. Në vazhdimësi, nga vitet 80-të (dhe pas ndryshimeve politike), Pócs ka dizenjuar më së shumti pllakate të karakterit politik. Udhëheqësit e tij shpirtërorë ishin Henryk Tomaszewski, Waldemar Swierzy dhe György Konecsni. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare, bienale e trienale, duke qenë shpesh fitues i çmimeve si hungareze, si ndërkombëtare me krijimet e tij. Ai gjithashtu ftohet rregullisht të marrë pjesë në simpoziumet ndërkombëtare të pllakatit: 'Hommage à Max Ponti', '13 + Lautrec', 'Komunikim 2000', 'Mijëvjeçari Hungarez', 'Familja Toulouse', 'Fëmijët janë ritmi i botës', 'Shkronjat e Bullgarisë Alfabeti i Evropës', 'Sarajevë 2014'). Në vitin 1991 Pócs themeloi studion e tij, të përbërë vetëm prej tij, të quajtur Poster Design Studio. Ai mori çmimin Mihály Munkácsy për artin në vitin 1997. Pócs themeloi shoqatën 'Vetmia e Pllakatit Hungarez' në vitin 2008. Ai mori Diplomën 'Mjeshtër në Dizajnin Industrial' nga Universiteti i Hungarisë Perëndimore në vitin 2010. Kohët e fundit jeton dhe punon me familjen e tij në Tiranë.


 

Çmimi Onufri XX

“ELOZHE DYSHIMIT"

26 Dhjetor 2013 - 2 Shkurt 2014

Me datë 26 Dhjetor 2013, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve pati kënaqësinë të hapë ekspozitën kolektive Elozhe Dyshimit. Ekspozita është përzgjedhja përfundimtare për Edicionin e 20 të Çmimit Onufri, që organizohet çdo vit nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe mban emrin e ikonografit të shquar mesjetar shqiptar. Çmimi Onufri është çmimi më i rëndësishëm publik për artet pamore në Shqipëri dhe zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Qëllimi i tij është të promovojë dhe mbështesë rolin vital që luan arti në rritjen e ndërgjegjësimit publik, si dhe aftësisë së artit për të “matur pulsin” e kohës sonë. 

Ekspozita mbledh sëbashku veprat e 12 artistëve nga vende të ndryshme, dhe është përzgjedhja përfundimtare pas shqyrtimit të 130 aplikimeve që u bënë për këtë ekspozitë që nga njoftimi për hapjen e tij. Elozhe Dyshimit, propozuar nga kuratori italian Claudio Cravero për këtë edicion të ri të Onufrit, hulumton disa nga praktikat dhe temat e reja artistike që ndërmerren në ditët tona, duke treguar lidhjet e tyre me situatën e sotme politike, si një pasqyrë e dyshimit tonë të vazhdueshëm. Në veprat e përzgjedhura dyshimi shfaqet si diçka që pashmangshmërisht na prek të gjithëve. Në nivel social, sidomos në dekadën e fundit, për brezin e ri (të lindur mes viteve 1970 dhe fundviteve 1980) dyshimi është kthyer në një ndjenjë bazë, një instikt vital që i tregon këtij brezi rrugën që duhet ndjekë. 

Po ashtu, në ato vende që tashmë konsiderohen si vendet e ish Europës Lindore, ku forma të reja të demokracisë duket se përplasen me një dëshirë për të provuar modelet e Perëndimit, artistët duhet të bëjnë një zgjedhje mes: qëndrimit dhe praktikës në kontekstin kulturor në të cilin janë lindur e rritur, apo lëvizjes përfundimisht jashtë tij. 

Si rrjedhim, ëndrrat për ndryshim, utopitë, janë zënë mat. E në këtë gjendje pezullie, ajo çka mbetet është gjendja këmbëngulëse e dyshimit, që korrespondon me gjendjen e të “gjendurit në të tashmen”. Artistë si Driton Selmani (dtl. 1987, Kosovë), Endri Dani (dtl. 1987, Shqipëri) dhe Irgin Sena (dtl. 1982, Shqipëri, jeton në New York) janë “në mes të rrugës” mes një dëshire për të krijuar dhe ndërtuar për vendin e tyre, dhe një ndjenje zhgënjimi nga premtimet e shkuara për ndryshime sociale e kulturore. E megjithatë, në këtë epokë globale të hiper-fleksibilitetit dhe hiper-shpejtësisë artistë nga Shqipëria deri në Kosovë, por edhe nga Egjipti deri në Itali, po ndërmarrin qasje të reja për të përballur të tashmen e ditëve tona. 

Rëndësi të veçantë nuk ka dhe aq mediumi (teknika) e përdorur, sesa kërkimi i thellë për kuptim. Jasmina Metwaly (dtl. 1982, Poloni, jeton në Egjipt), Alban Muja (dtl. 1980, Kosovë), Ivi Topp (dtl. 1985, Shqipëri, jeton në Francë) dhe Marzia Migliora (dtl. 1972, Itali) janë të ndarë në mes nga një epokë revolucionare dhe politike që duket se nuk i shpie shumë larg: kjo epokë edhe në të shkuarën nuk rrëmon (në kuptimin e nostaligjisë për atë që iku), por as nga e ardhmja nuk sheh. 

Kjo mungesë e perspektivave afatgjata influencohet nga “gjurmë të padukshme” nga e kaluara. Diktatura të shkuara apo forma të ndryshme politikash të dhunshme, edhe pse janë pjesë të historisë, duket se lëvizin e dallgëzojnë nën sipërfaqe. 

Disa nga dyshimet që dalin në pah nga Elozhe Dyshimit përbëjnë një lloj “zone të lirë”, ku gjendja e artistit sot duhet patjetër të mbrohet si një hapësirë e padhunueshme polivalente dedikuar transformimit dhe lirisë. Ky lloj “imuniteti” duket qartë në tekstet artistike të Ergin Zaloshnjës (dtl. 1979, Shqipëri), Flaka Halitit (dtl. 1982, Kosovë, jeton në Gjermani), dhe në vizatimet e Elton Kores (dtl. 1981, Shqipëri). Në këtë këndvështrim, edhe instalacionet nga Py Verde (dtl. 1981 Itali; 1986 Francë; ata jetojnë në Belgjikë) dhe videoja e Silva Agostinit (dtl. 1979, Shqipëri, jeton në Gjermani) sugjerojnë një vend të nënshtruar nga një seri tensionesh dhe forcash. Ato reflektojnë këmbëngulje dhe mundim fizik ekstrem, të ngjashëm me një eksperiment ku forca ushtrohet midis ngarkesës dhe aksit mbajtës. Kështu, Elozhe Dyshimit shndërrohet në një metaforë për të qenë pozitivisht hezitues kur ndërmarrim një përpjekje të fortë mendore me shpresën për të arritur rezultate të efektshme apo të paefektshme.

REXHEP FERRI

"Larg dhe Afër"

18 Nëntor - 15 Dhjetor

Ditën e Hënë, datë 18 Nëntor 2013, ora 18.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve, akademiku dhe njeriu i letrave të Kosovës, piktori Rexhep Ferri paraqet për publikun në Shqipëri ekspozitën vetjake e kuruar nga studjuesja e GKA-së, Suzana Varvarica Kuka. Në ekspozitë paraqiten 50 vepra në pikturë, në teknikën vaj mbi pëlhurë. Veprat janë një pjesë e krijimtarisë së tij 50 vjeçare. Vepra më e hershme është e vitit 1967, me titull “Porosia”. Atmosfera e ekspozitës ndërtohet në idenë e titullit të saj: “Larg dhe Afër”, si një ndjesi e natyrshme dhe e gjeneruar nga hapësira e zhvillimit të arteve pamore në të dy vendet tona shqipfolëse, që në fillim të shek. XX.    

Rexhep Ferri, u lind në Kukës, me 10 tetor 1937. Familja dhe jeta e tij ka përshkruar pothuajse të gjithë Veriun e Alpeve shqiptare. Ferri ka përfunduar shkollën e mesme të artit në Pejë në vitin 1958 dhe është diplomuar në pikturë në Akademinë e Arteve në Beograd në vitin 1966. Kreativiteti i tij ka rrugëtuar në dy paralele: në pikturë dhe në letërsi, që njëkohësisht, janë zhvilluar sëbashku. Në vitin 1962, botoi poezitë e para në librin “ Shëtitësit e vonë” dhe në vitin 1967 hapi ekspozitën e parë personale, në galerinë e Qendrës Kulturore në Prishtinë. Në vitin 1974 u zgjodh pedagog i Akademisë se Arteve Figurative në Prishtinë dhe në vitin 2000 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku punon aktualisht.

Rexhep Ferri i përket artistëve që e formuan stilin e tyre, përmes studimit dhe kërkimit në disiplinat e modernizmit botëror. Ai kapërceu me shumë sukses kahet e forta e ndikuese të tyre dhe arriti të ketë gjuhën e tij pamore. Ajo spikat për imazhin e pastër figurativ, ku subjekti i nisur tretet si një mbresë e lënë dhe mediumi imagjinar merr pushtetin kryesor dhe dallon i pangatërrueshëm në mesin e pasurisë së pafund të eksperincave ndërgjegjësore figurative.

Me datë 18 Nëntor 2013, ditën e Hënë, ora 12.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve zhvillohet me mediat konferenca për shtyp, gjatë së cilës do të jetë pjesëmarrës artisti Rexhep Ferri, i cili do të prezantojë më gjërësisht ekspozitën vetjake.


 

GEORGE PALI

"UDHËTIMI"

28 Tetor - 14 Nëntor

Nga data 28 Tetor 2013, ora 18.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve në sallën e ekspozitave të përkohshme do të hapet ekspozita e piktorit George (Gjergj) Pali (lindur 1957) me titull
"The Journey / Udhëtimi". George (Gjergj) Pali i përket brezit të artistëve shqiptarë që u diplomuan gjatë viteve tetëdhjetë në Institutin e Lartë të Arteve (ILA) në Tiranë. Në vitin 1988 ai arratiset nga Shqipëria. Sot ai jeton si artist i lirë në SHBA, në Stamford, Connecticut.

Në këtë ekpozitë, e para e tij në Galerinë Kombëtare të Arteve, ai paraqitet me një numër pikturash në vaj të prodhuara kryesisht vitin e fundit në studion e tij.

Vladimir Myrtezai, kurator i ekspozitës, shprehet se "Krijimtaria e George Palit karakterizohet nga nje kërkim artistik intensiv i cili tregon rrugëtimin e piktorit me një fantazi të pasur, duke kombinuar zhanret e pikturës dhe kolazhit. Puna e Palit mbahet në dy kolona kryesore: në një reminishencë të nënndërgjeshme të artistit që ka lidhje me muzikën, të cilën ai shpesh e kthen në një formë tejet të instrumentalizuar në tablotë e tij, dhe së dyti, në një kolonë tjetër, që buron nga një udhëtim nën traumë i autorit ku shpesh ai i drejtohet zanafillës së jetës duke e përshkruar atë me një humor tragjik të hapur në pikturat e tij".

Me datë 28 Tetor 2013, ora 12.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet me mediat një konferencë për shtyp gjatë së cilës artisti dhe stafi kuratorial do ta prezantojnë këtë ekspozitë më gjerësisht.
 

 

HENRY MOORE

GRAFIKA DHE SKULPTURA

13 Shtator - 23 Tetor 2013

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Këshilli Britanik sjellin për herë të parë para publikut shqiptar një ekspozitë personale të njërit prej artistëve më të njohur britanikë në skenën ndërkombëtare të artit, skulptorit Henry Moore (1898 - 1986). Kjo ekspozitë përmban tetëdhjetë e gjashtë vepra, nga të cilat tetëdhjetë grafika kryesisht ne teknikat e gravurës dhe litografisë krijuar gjatë viteve 1949-1983, dhe gjashtë makete skulpturash në bronz. Gjithashtu në ekspozitë përfshihen edhe nëntë fotografi të skulpturave të realizuara dhe të vendosura në hapësira të ndryshme. Grafikat janë pjesë e serisë prej mbi 200 grafikash që artisti i dhuroi Koleksionit të Këshillit Britanik në vitin 1984 me rastin e 50-te vjetorit të themelimit të kësaj organizate. Skulpturat në bronz në këtë ekspozitë janë të përmasave të vogla dhe Moore i konsideronte makete. Ai përpara se ti prodhonte veprat e tij në dimensionin e tyre përfundimtar bënte makete të vogla për ta studiuar më mirë formën e tyre. Fotografitë tregojnë marrëdhënien që Moore kërkonte mes skulpturës dhe ambientit ku vendosej. Henry Moore është një nga artistët britanikë që ka bashkëpunuar më ngushtë me Këshillin Britanik. Ai ka pasur fatin që nëpërmjet mbështetjes së Këshillit Britanik ta ekspozojë punën e tij anembanë botës. Veprat e Moore ndodhen në muze dhe sheshe publike në qytete të rëndësishme anembanë globit. Ai është nderuar me shumë çmime dhe tituj ku nga më të rëndësishmit përmendim çmimin Ndërkombëtar të Skulpturës në Bienalen e Venecias 1948.

Me datë 13 Shtator 2013, ora 12.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve zhvilloi me mediat konferenca për shtyp gjatë së cilës kjo ekspozitë u prezantua më gjërësisht.
 

 

KOHË DHE VENDE: STAMBOLLI

ME VEPRA NGA KOLEKSIONI I BANKËS QENDRORE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

30.05.2013 - 14.07.2013

Galeria Kombëtare e Arteve njofton se nga data 30.05.2013 do të jetë e hapur në sallën e ekspozitave të përkohshme, ekspozita me titull: "Kohë dhe Vende: Stambolli - Me Vepra nga Koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë", e cila vjen para publikut në sajë të bashkëpunimit me Bankën Qëndrore të Republikës së Turqisë dhe Institutin e Kulturës Yunus Emre. Veprat në këtë ekspozitë janë pjesë e koleksionit të artit të kësaj banke. Ato janë përzgjedhur duke prezantuar një tematikë të përbashkët, e cila është peizazhi i Stambollit, i cili sipas kuratores Prof. Dr. Kiymet Giray i ka frymëzuar gjithmonë artistët turq. Veprat i përkasin një hapësire kohore që fillon që nga fillimi i shekullit XX e deri në ditët tona. Kjo ekspozitë përveÇ tregimit të Stambollit nëpërmjet syrit të artistëve turq është njëkohësisht edhe një lloj prezantimi i historisë së pikturës së këtij vendi duke qenë se autorët pjesëmarrës janë ndër më të rëndësishmit e historisë së artit të Turqisë moderne. Disa nga autorët më të njohur janë: Ali Riza Bayezit, Hikmet Onat, Ibrahim Çalli, Devrim Erbil, Adnan Çoker etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publiku deri me datë 14 Korrik 2013.

Ditën e enjte, datë 30 Maj 2013, ora 11.00 në Galerinë Kombëtare të do të zhvillohet një konferencë për shtyp me kuratoren e ekspozitës Prof. Dr. Kiymet Giray, gjatë së cilës kuratorja do ta prezantojë këtë ekspozitë më gjërësisht.
 

 

ALUSH SHIMA

Territore të vogla lirie 1968-1973

26 Prill - 27 Maj 2013

Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë në datën 26 prill 2013, ora 19.00, ekspozitën e piktorit Alush Shima (lindur më 1942). Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me dy kuratorët dhe kritikët italianë, Profesorët Vanja Strukelj dhe Arturo Calzona, të cilët janë përqëndruar në vitet e hershme të punës së piktorit, sepse këto vite janë të një rëndësie të dyfishtë. Së pari, në ato vite kultura shqiptare kaloi nëpër një periudhë të shkurtër lirie për të eksperimentuar dhe së dyti, janë vitet e formimit artistik të Shimës.

Ekspozita do të sjellë punë në të cilat ndihet influenca dhe dialogu i artistit me pikturën moderniste perëndimore dhe me autorët kryesorë të saj. Sipas kritikëve Strukelj e Calzona, të cilët fillimisht marrin në shqyrtim formimin e shëndoshë akademik të artistit, Shima e ndërton identitetin e tij në përballje me mjeshtrat e mëdhenj të artit të së shkuarës dhe sidomos në një marrëdhënie të ngushtë me pikturën e Braque-ut dhe të Mattisse-it, vepra e të cilëve bëhet për piktorin shqiptar një terren për t'u eksploruar.

Piktura e Alush Shimës është një sintezë e botëkuptimit modernist me botën e tij individuale dhe familjare. I ekspozuar fare pak gjatë viteve të regjimit socialist, Shima punoi në fshehtësi të plotë duke e zhvilluar veprën e tij larg syve të të tjerëve. Veprat në këtë ekspozitë janë të rëndësishme pasi vijnë për herë të parë para publikut duke treguar një mikrobotë të fshehur e shumë interesante që ka ekzistuar brenda botës së ngurtë kulturore të Shqipërisë socialiste.
 

GENTI KORINI

Struktura Kalimtare

21 Shkurt - 23 Mars 2013

Në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 21 Shkurt (ora 18.00) hapet ekspozita e piktorit Genti Korini (lindur më 1979) e titulluar "Struktura Kalimtare". Kjo është ekspozita e parë personale e artistit në GKA dhe përmbledh një cikël të fundit pikturash abstrakte.

Piktura e Korinit është një akumulim qasjesh piktorike abstrakte. Ajo përmbledh brenda saj duke përzier në një trup të vetëm abstraksionizmin, abstraksionizmin gjeometrik, konstruktivizmin, suprematizmin dhe ekspresionizmin abstrakt. Të gjitha këto qasje të ndryshme piktorike merren prej autorit si referenca historike dhe sillen në funksion të prodhimit të një imazhi që tenton të gjejë ekuilbër mes kaosit dhe rendit.

Piktura e Genti Korinit e risjell artin abstrakt në një kontekst analitik. Ajo vjen si një gjuhë artistike që mundëson dialog personal dhe njëkohësisht është e shtrirë në koordinata të gjera historike e gjeografike të cilat i mundësojnë asaj komunikimin e mesazhit të saj sa specifik aq edhe universal.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 23 Mars 2013.

 

ONUFRI

EDICIONI XIX

28.12.2012 - 03.02.2013

'Ndoshta të ëndërrosh'

Galeria Kombëtare e Arteve hap ditën e Premte, datë 28.12.2012, ora 18.00, në sallën e ekspozitave të përkohshme edicionin e 19të të ekspozitës së përvitshme ‘Onufri’. Ky edicion kurohet nga kuratori italian Daniele Capra dhe mban titullin 'Ndoshta të ëndërrosh'. Titulli vjen nga monologu i famshëm i Hamletit të Shekspirit. Capra zgjedh këtë titull sepse sipas tij ka një ngjashmëri të madhe mes Hamletit të turbulluar e të gjendur në situatë të vështirë personale por që pavarësisht kësaj mundet të filozofojë mbi botën dhe enigmat e saj. Sipas Capra-s artistët shqiptarë sfidojnë realitetin aspak të lehtë për ta dhe arrijnë të propozojnë zgjidhje personale. Por nëse Hamleti zgjodhi rrugën e hakmarrjes për zgjidhjen e problemeve të tij, artistët në këtë ekspozitë shtrojnë dhe kërkojnë zgjidhje të tjera.
Artistët pjesmarrës janë: Luçjan Bedeni, Yllka Gjollesha, Genti Korini, Mariana Kostandini, Remijon Pronja, Alketa Ramaj, Violana Murataj, Arjan Shehaj.

IKONA SHQIPTARE

shek. XIV - XX

17 Tetor - 29 Nëntor 2012

Galeria Kombëtare e Arteve ka në fondin e saj një koleksion të rëndësishëm ikonash, kryesisht pasbizantine, të cilat datojnë prej shek.XIV deri në shek.XX.

Shqipëria ka qenë një qendër e rëndësishme e ikonografisë në Ballkan. Ikonografia njeh një lulëzim në periudhën pasbizantine në këtë territor. Kësaj periudhe (nga shek.XV deri shek. XIX) i përkasin edhe autorët e shquar ikonografë si Onufri në shek.XVI, Onufër Qiprioti në shek. XVI-XVII, David Selenicasi në shek.XVII-XVIII, Konstandin Jeromonaku, vëllezërit Zografi dhe Kostandin Shpataraku në shek. XVIII, familja Cetiri në shek. XVIII-XIX, që dekorojnë kishat e vendit, për të ardhur deri në shek. XX me familjen Zengo. Tradita e artit ikonografik në Shqipëri vazhdoi deri në vitin 1964, kohë kur aktiviteti fetar në vend mori fund.

Galeria Kombëtare e Arteve hap në 17 Tetor 2012 ora 19.00 ekspozitën ikonografike "Ikona Shqiptare". Ky vit, duke qenë dhe përvjetor i 100-të i shtetit shqiptar është konsideruar i rëndësishëm nga Galeria Kombëtare e Arteve për prezantimin e vlerave dhe pasurive historike dhe shpirtërore të vendit. Ekspozita " Ikona Shqiptare" sjell përpara publikut vlerat më të mira të ikonografisë shqiptare dhe për herë të parë në një bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korcë dhe Muzeun Kombëtar "Onufri", Berat, do të ekspozojë pesëdhjetë vepra, nga më të rëndësishmet prej të tre koleksioneve. Në këtë përzgjedhje dymbëdhjetë ikona vijnë nga Muzeu Kombëtar "Onufri", Berat, tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak ungjilli nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korcë, ndërsa pjesa tjetër është fond i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.

Ikonat në ekspozitë i përkasin shekujve XIV deri XX, duke bërë edhe një retrospektivë të historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shek.XIV deri tek një ikonë e vitit 1920, pikturuar nga Spiro Xega.

Autorët në ekspozitë janë: anonimë, Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Kostandi dhe Athanas Zografi, Johan Cetiri, Vangjel Zengo dhe Spiro Xega.

Ditën e Mërkure ora 11.30 në Galerine Kombëtare të do të zhvillohet një konferencë për shtyp me kuratorin e ekspozitës Rubens Shima.


 


MADE IN BRITAIN
Art bashkëkohor nga koleksioni i British Council 1980-2010.

01.06.2012 - 05.08.2012

MADE IN BRITAIN

Galeria Kombëtare e Arteve, nga data 01.06.2012 deri në datë 05.08.2012 ekspozoi, në sallën e ekspozitave të përkohshme, vepra të një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, koleksionit të Këshillit Britanik. Ky koleksion, i cili i ka fillesat e veta që nga themelimi i Këshillit Britanik (1934), ka për qëllim promovimin e artistëve britanikë dhe të arritjeve të artit të këtij vendi, në mbarë botën. Ekspozita "Made in Britain", e formëzuar si kërkesë specifike e Galerisë Kombëtare tëArteve, sjell nëTiranë rreth 111 vepra në pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi, instalacion e video-art, që përfshijnënjë hark kohor prej 30 vitesh. 32 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Ekspozita reflekton ndryshimet që ka pësuar shoqëria britanike gjatë kësaj periudhe dhe rolin edukues dhe ndikues që ka marrë përsipër arti pamor në ndryshimin e saj. Artistët në ekspozitë janë: Tomma Abts/ Phillip Allen/ Keith Arnatt/ Helen Chadwick/ Jake dhe Dinos Chapman/ Adam Chodzko/ Mat Collishaw/ Tony Cragg/ Martin Creed/ Peter Doig/ Angus Fairhurst/ Matt Franks/ Gilbert & George/ Damien Hirst/ Gary Hume/ Michael Landy/ Sarah Lucas/ Keny Macleod/ Julian Opie/ Bob dhe Roberta Smith/ Wolfgang Tillmans/ Mark Tichner/ Gavin Turk/ Mark Wallinger/ Gillian Wearing/ Boyd Webb/ Gary Webb/ Richard Wright/ Wood dhe Harrison.
 



IBRAHIM KODRA

13 Prill - 20 Maj 2012

Shqiperia Fantastike

Në sallë n e ekspozitave të pë rkohshme të Galerisë Kombë tare të Arteve nga data 13 Prill (hapja ora 18.30), deri në 20 Maj 2012, hapet ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra e titulluar “Shqipë ria Fantastike”, kuruar nga Rubens Shima. Ekspozita organizohet nga Galeria Kombë tare e Arteve në bashkë punim me Fondacionin “Ibrahim Kodra” në Milano në kuadë r të 100 vjetorit të Pavarë sisë . Pë r realizimin e kë saj ekspozite kuratori ka pë rzgjedhur vepra nga koleksioni i Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano (Itali), vepra nga koleksioni i Z. Kozma Dashi (Shqipë ri), vepra nga fondi i Galerisë Kombë tare të Arteve në Tiranë , si dhe vepra nga koleksione te ndryshme private brenda dhe jashtë Shqipë risë .

Ditë n e Premte, dt. 13 Prill 2012, ora 11.30, në Galerinë Kombë tare të Arteve organizohet edhe një konferencë shtypi pë r mediat. Në konferencë marrin pjesë kuratori Rubens Shima dhe Presidenti i Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano, Z. Fatos Faslliu.

Ibrahim Kodra lindi në Ishë m të Tiranë s në vitin 1918. Ai e kaloi fë mijë rinë në atmosferë n e vë shtirë ekonomiko-politike të Shqipë risë së pas-Luftë s së Parë Botë rore. Në mesin e viteve tridhjetë , Kodra pasi kishte kryer arsimin e pë rgjithshë m, u fut në shkollë n e sapohapur të artit, në Tiranë , të quajtur ‘Shkolla e Vizatimit’. Më pas, në vitin 1938, duke pë rfituar nga marrdhë niet e ngushta mes Mbretë rise Shqiptare të Ahmet Zogut dhe Italisë , Ibrahim Kodra arriti të marrë një bursë studimi pë r në Akademinë e Arteve Brera, në Milano. Ai u shpë rngul në Itali ku studioi pikturë me profesorë t Carra, Funi e Carpi. Pas studimeve akademike, Kodra vendosi të që ndronte në Milano ku hapi edhe atelierin e tij artistik, ndonë se kjo pë rkoi me periudhë n e vë shtirë të mbarimit të Luftë s së Dytë Botë rore. Ai u bë shpejt pjesë e ekspozitave të rë ndë sishme kolektive që organizoheshin në Itali, por edhe në Paris, (Francë ) duke filluar që nga viti 1948 e duke vazhduar pë rgjatë gjithë viteve pesë dhjetë . Në kë to ekspozita ai merrte pjesë krahas artistë ve më të njohur të Evropë s. Karriera e tij artistike kulmoi me pjesmarrjen në Ekspozitë n e Universitetit të Parisit, në vitin 1953, ku ekspozonin një kohë sisht Picasso, Chagall, Matisse, Modigliani etj. Që nga ai moment Kodra u bë një piktor popullor në Itali dhe më gjerë , duke ekspozuar individualisht në muze e galeri të ndryshme evropiane e madje edhe në SHBA, Neë York. (Princess Hall Gallery, 1963)

Në vitin 1973 Ibrahim Kodra u dekorua nga Akademia Franceze e Arteve, Shkencave dhe Letë rsisë . Ai jetoi dhe punoi deri në fund të jetë s së tij, (2006) në atelierin e tij në Milano, në sheshin Ragosta.

Piktura e Ibrahim Kodrë s ë shtë një bashkim i çuditshë m botë sh; botë s së tij origjinale, të mbartur nga vendlindja, me motivet dhe historinë e saj, shpesh herë të etiketuar si orientale nga shtypi italian, dhe skemave artistike perë ndimore që kishin marrë jetë me avantgardat e fillimit të shekullit të një zetë . Ky bashkim, kjo pë rzierje e bë n Kodrë n një artist tepë r të veçantë pë r periudhë n kur ai jetoi dhe punoi. Sipas kritikut Carlo Bo, Kodra megjithë se i ardhur nga një kulturë tjetë r, nuk hyn në një marrdhë nie inferiore me botë n dhe artin perë ndimor duke iu në nshtruar normave dhe estetikë s së tij, pë rkundrazi duke pë rdorur gjuhë n e avantgardë s, (kubizmin e surealizmin) ai s’bë n gjë tjetë r veçse pë rforcon formimin e tij të ndryshë m dhe gjuhë n e tij origjinale, e cila tregon haptas lashtë sinë e saj. Kë shtu, kubizmi i Kodrë s nuk ë shtë një pë rpjekje pë r ta shpë rbë rë objektin por pë r ta ribë rë atë , duke e kthyer pikturë n e tij në një mjet preçizioni të lartë , në funksion të të kuptuarit dhe të gjykuarit të artit dhe kulturë s perë ndimore, duke zgjedhur rrugë n e pë rballjes kritike me kë të të fundit.



ORION SHIMA

7 Mars - 8 Prill 2012

Kunderpeisazh

Në sallën e ekspozitave të përkohshme të Galerisë Kombëtare të Arteve nga data 7 Mars (hapja ora 18.00), deri në 8 Prill 2012, u hap ekspozita e piktorit Orion Shima (lindur në 1969) e titulluar "Kundërpeizazh". Shima sjell në këtë ekspozitë personale një numër punimesh kryesisht në teknikën e akrilikut në kanavacë dhe letër, të cilat shfaqin krijimtarinë dhe zhvillimet e veprës së tij gjatë viteve të fundit.

Francesco Poli, i cili është dhe kuratori i ekspozitës, e karakterizon veprën e tij si të tillë: "Piktura më e fundit e Orion Shimës është shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kujtime, përjetime dhe ëndërrime të adoleshencës, por që në të njëjtën kohë mund të shihet metaforikisht si një përsiatje e stërhollë mbi natyrën e vetë pikturës si gjuhë e pazëvendësueshme në ngjizjen e vegimeve vetjake mirëfilli poetike që kanë vlerë universale".



BOGUJEVCI // Histori Pamore

HOMAZHE PËR TË GJITHA VIKTIMAT E LUFTËS NË KOSOVË

Fatos, Jehona dhe Saranda Bogujevci janë tre nga anëtarët e familjes Bogujevci të cilët i mbijetuan masakrës në Mars të vitit 1999, në Podujevë. Që nga ajo ditë ata kanë qenë në një rrugëtim të gjatë për shërim, rimëkëmbje dhe në kërkim të drejtësisë.  Sot, Fatosi, Jehona dhe Saranda janë tre artistët e kësaj eskpozite të cilët në mënyrë origjinale rikrijojnë dramën e ngjarjes që përjetuan, shërimin dhe kërkimin e drejtësisë pas tragjedisë familjare.
Ekspozita ‘’BOGUJEVCI // Histori Pamore‘’ përbëhet nga katër instalacione (“Dhoma e ndjenjes”, “Trungu familjar”, “Dhoma e spitalit” dhe “Dhoma e gjykimit”) ku shfaqen filmime krejtësisht origjinale, intervista, fotografi dhe sende personale. Kjo ekspozitë, përveç karakterit të saj dokumentues, mund të shihet edhe si një përgjigje artistike kundër dhunës, ndërsa në rrafsh universal edhe si një eksplorim i shpirtit të njeriut që i kundërvihet krimit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 2 Mars 2012.

Të Premten me datë 10 Shkurt 2012, ora 11.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë mbahet edhe konferenca e shtypit për këtë eskpozitë me artistët pjesëmarrës.

ONUFRI - Edicioni XVIII

22.12.2011 - 05.02.2012

‘Piktura e Jetes Moderne’

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, ditën e Enjte, datë 22 Dhjetor 2011, ora 18,00, hapet Edicioni i 18 i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore, Onufri, me titullin ‘Piktura e jetës moderne’.

Kuratori i kësaj ekspozite është Alban Hajdinaj, i cili e ka zhvilluar kërkimin e tij duke u mbështetur tek eseja që Charles Baudelaire botoi në vitin 1863 në Paris me të njëjtin titull. “Ekspozita,” sipas kuratorit Hajdinaj, “është një përpjekje për të ndërtuar një mënyrë të pari mbi artin shqiptar, duke u nisur nga nocioni i modernitetit.

Ky nocion që na vjen prej Baudelaire-it e ndan artin në dy elementë: ‘E bukura përbëhet nga një element i përjetshëm, i pandryshueshëm, sasia e të cilit është tepër e vështirë të përcaktohet, dhe nga një element relativ, rrethanor që do të jetë, si të dojë njeriu, herë tërë ansambli, herë epoka, herë moda, herë morali, herë pasioni.’

‘Piktura e jetës moderne’ vihet në gjurmim të modernitetit në Shqipëri duke sjellë në vëmendje fotografi të viteve 1915-1930, piktura të viteve 1960-1980, për të ardhur tek arti i ditëve tona (pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi) i cili në këtë kërkim konsiston në një vazhdimësi të imazhit piktorik e figurativ për të dhënë një panoramë të evolucionit të imazhit modern në artin tonë. Gjurmimi i modernitetit vjen në sintezë me një kërkim për rezonanca dhe afëri mes subjekteve të kësaj ekspozite dhe atyre që Baudelaire propozon si karakteristika të shfaqjes së modernitetit; moda, veshja, uniforma, figura e gruas apo e burrit, përshkrimi i aspekteve kryesore të jetës si prodhimi, argëtimi, koha e lirë dhe estetika në ndryshim të vazhdueshëm janë në qendër të kësaj ekspozite.

‘Piktura e jetës moderne’, apo kërkimi i modernitetit është një përpjekje për ta çliruar artin tonë nga klishe dhe formate të ditës të cilat e tipizojnë dhe kategorizojnë atë nën terma apo përcaktime fundore. Ky kërkim kërkon ta vërë atë përballë vlerave universale dhe ta lërë të hapur qëllimin e tij.”

Në këtë ekspozitë marrin pjesë këta artistë: Klodiana Alia, Arben Bajo, Sonilda Bardhoshi, Sotir Capo, Rafael Dembo, Brilanta Kadillari, Sidi Kanani, Jakup Keraj, Shpëtim Kërçova, Dhimitër Kokoshi, Genti Korini, Greta Dhaskali Lami, Guri Madhi, Blerina Muça, Dashamir Myftari, Janaq Paço, Orion Papleka, Kristaq Sotiri, Roland Tasho, Orion Shima, Dhimitër Vangjeli dhe Ergys Zhabjaku.

Një konferencë për shtyp do të mbahet në Galerinë Kombëtare të Arteve për gjithë mediat e interesuara të Enjten me datë 22 Dhjetor 2011, ora 12,00. Ndërsa të Premten me datë 23 Dhjetor 2011, ora 12,00, po në Galerinë Kombëtare të Arteve kuratori i ekspozitës do të zhvillojë një bisedë më të zgjeruar rreth kësaj ekspozite dhe konceptit të saj. Ftohen të marrin pjesë të gjithë të interesuarit si dhe studentë të arteve. Biseda do të zhvillohet në sallën e Bibliotekës së Galerisë së Arteve. Hyrja për në bisedë është e lirë.

NENTORI 14

26 Nentor - 16 Dhjetor 2011

Në Galerinë Kombëtare të Arteve më datë 26 Nëntor, ora 18.00, hapet ekspozita e grupimit të piktorëve ‘Nëntori’. Ky grupim i formuar pas viteve 1990 përbëhet nga piktorë të brezave të ndryshëm që i bashkon zhanri dhe vazhdimësia e traditës së pikturës në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë të përfaqësuar me vepra edhe në linjën muzeale të Galerisë Kombëtare në sallat: ‘Realizmi Socialist: 1960-1986’ dhe ‘Piktura dhe Skulptura Moderniste: 1989-2001’. Kjo ekspozitë është e organizuar nga vetë grupimi. Në të marrin pjesë 29 artistë dhe do të ekspozohen rreth 50 punime në pikturë. Artistët pjesëmarrës janë: Agim Zajmi, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Adrian Devolli, Andi Hila, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Berdo, Buron Kaceli, Eniela Vevecka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Hasan Çapari, Hasan Nallbani, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taci, Ledia Kostandini, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qirjako Meniko, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taci, Zef Shoshi dhe Vilson Kilica. Kuratorë të ekspozitës janë Aleksander Filipi dhe Adrian Devolli. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 16 Dhjetor 2011.

150 VJET FOTOGRAFI NË SPANJË

FOTOGRAFIA DHE SHOQËRIA SPANJOLLE NE SHEK. 19 DHE 20

14 tetor – 20 nëntor 2011

Ekspozita ‘150 vjet fotografi në Spanjë’ vjen në Galerinë Kombëtare si një studim kulmor gati njëzet-vjeçar i studiuesit të mirënjohur spanjoll, i cili është edhe kurator i saj, Publio Lopez Mondejar. Ekspozita hapet për publikun me datë 15 Tetor dhe do qëndrojë e hapur deri me datë 20 Nëntor 2011. Kuratori Mondejar ka arritur të përmbledhë 150 vjet histori të fotografisë spanjolle duke filluar që nga realizimi i parë fotografik dagerrotip në 1839 në Barcelonë për të ardhur deri tek fotografia bashkëkohore e këtij vendi e viteve 1990-të. Ekspozita është jo vetëm një përzgjedhje e imazheve më të bukura e më domethënëse të stampuara në Spanjë përgjatë kësaj periudhe kohore por edhe një pasqyrë e ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së këtij vendi. Ajo, duke ndalur nëpër momentet kyçe në të cilat kaloi fotografia spanjolle si: portreti, gazetaria, piktorizmi, vangardizmi, fotografia popullore, dokumentarizmi antropologjik, etj, sjell përpara nesh ndërkohë ngjarje historike si: Luftrat Karliste, fushatat e Marokut, Luftën Civile, zhvillimet industriale të vendit apo personazhe e përfaqësues të klasave të ndryshme sociale, artistike, intelektuale e politike të Spanjës. Ekspozita përmban 119 fotografi dhe është e ndarë në tre pjesë didaktike kronologjike. Pjesa e parë 1839-1900 tregon për: fotografitë e para, fillimet e fotogazetarisë, portretit dhe shumëfishimit të imazheve. Pjesë e kësaj periudhe janë fotografitë e autorëve klasikë si Clifford, Laurent, Martinez Sanchez etj. Pjesa e dytë 1900-1939 prek aspekte si: fotografia popullore, portretizmi i ri, reporterizmi grafik (me një theks të vecantë mbi Luftën Civile spanjolle) dhe piktorizmi. Kjo etapë e fotografisë spanjolle përfshin fotografi nga Alfonso, Centelles, Ortiz Echagüe, Escobar e shumë fotografë të tjerë. Pjesa e tretë dhe e fundit, 1939-2000, ndalet mbi një shumllojshmëri aspektesh si: fotografia e frankizmit, revolucioni dokumentarist, fotogazetaria e tranzicionit demokratik, dokumentarizmi antropologjik i viteve 80-të, modernizmi, pas-modernizmi dhe fotografia e viteve 90-të. Autorë përfaqësues të kësaj periudhe janë Cristina G. Rodero, Garcia Alix, Ramón Masats, e shumë të tjerë.

MARTIN PARR

Galeria Kombëtare e Arteve mirëpret në hapësirën e saj të ekspozitave të përkohshme nga data 15 Qershor deri në 7 Gusht 2011, ekspozitën e fotografit të mirënjohur Britanik Martin Parr. Kjo është ekspozita e parë personale që Martin Parr organizon në Tiranë dhe është hera e parë që imazhet nga cikli Albania/Shqipëria 1990 ekspozohen për publikun. Siç e ka cilësuar kritiku i mirënjohur Gerry Badger Martin Parr është “një figurë e shkëlqyer e fotografisë së fillim-shekullit XXI. Ndonëse ai nuk mund të quhet as modernist i pastër e as tërësisht postmodernist, ai është një figurë udhëheqëse dhe padyshim një ndër themeluesit e Shkollës së Re Evropiane të Fotografisë me Ngjyra.” Në të njëjtën kohë ai është edhe antar i agjensisë së parë të fotogazetarisë, Magnum. Kjo e bën Parr-in të jetë nga njëra anë në brendësi të praktikave të sukseshme të fotogazetarisë dhe nga ana tjetër të punojë pa pushim konceptualisht si një artist fotograf që e ekspozon punën e tij në galeritë e artit. Parr është një erudit i fotografisë dhe një fotograf i zhdërvjellët origjinal që e eksploron fotografinë që nga themeli e deri në lartësitë e skajshme të saj. Praktika e Parr-it mbështetet mbi kalimin e shkathët nga një botë fotografike tek tjetra duke trajtuar në mënyrë instiktive çështje si: roli i fotografit, statusi i imazhit fotografik në kulturën tonë dhe padyshim natyra e vërtetë e vetë kulturës bashkëkohore. E gjithë karriera e Parr-it, por veçanërisht imazhet e tij, ngrenë pyetje mbi kulturën popullore dhe atë elitare, mbi artin dhe komercializmin, shumëfishimin e imazhit fotografik dhe (jo rastësisht) mbi jetët që jetojmë sot. Kjo ekspozitë e rëndësishme që Martin Parr sjell në Tiranë ekspozitën përbëhet nga tre cikle: Shqipëria 1990, Common Sense 1995/1998 dhe Botë e Vogël 1989/2007. Foto-instalacioni Common Sense është një nga më të mëdhenjtë që Parr ka ndërtuar ndonjëherë në Europë duke përdorur 270 imazhe në format pak më të madh se A3. Shqipëria 1990 Martin Parr erdhi në Shqipëri në vitin 1990 me udhëtimin e parë turistik në vend pas rënies së murit të Berlinit. Ai tregon se: “Ky udhëtim ishte një turne arkitekture dhe nga 14 pjesmarrës, 12 dolën që ishin gazetarë.” Parr ishte në gjendje të bridhte lirisht herët në mëngjes, ose kur kishte nje sasi të kufizuar kohe të lirë. Edhe pse jo shumë të largëta në kohë këto imazhe përshkruajnë një botë të ndryshme nga Shqipëria që njohim tani. Common Sense 1995/1998 Parr prodhoi këtë seri imazhesh të fokusuara mbi detaje, me ngjyra tejet të ndezura, të cilat japin detaje të botës moderne perëndimore me të cilën jemi familjarizuar kaq shumë. Nga plane të para ushqimi fastfood, e deri te stolitë e grave, ky është një indeks i mbetjeve dhe hedhurinave të botës bashkëkohore. Botë e Vogël 1989/2007 Me studimin e tij të vazhdueshëm mbi turizmin global Martin Parr tregon se si imazhi i një vendi të famshëm pushimesh është shpesh në kontradiktë me realitetin. Duke qenë se turizmi është industria më e madhe në botë, Parr tregon se çfarë bote surreale kjo industri ka krijuar, shpesh e mbytur në vizitorë, duke i kthyer këto vende turistike në viktima të suksesit të tyre.

ALI OSEKU

Galeria Kombëtare e Arteve në periudhën 12.5.2011 – 5.6.2011 çel ekspozitën e piktorit të njohur Ali Oseku (lindur në vitin 1944). Oseku sjell në këtë ekspozitë vetjake, të parën në Galerinë Kombëtare, një numër punimesh në vaj, të prodhuara gjatë viteve të fundit (2009-2011). Kjo krijimtari karakterizohet nga një kërkim i cili tregon më së miri përvojën e gjatë të artistit dhe kultivimin maksimal të pikturës së tij.

Oseku është një piktor që në punën e tij përpiqet të manifestojë si parësore, marrdhënien artist – vepër arti dhe e bën këtë me thjeshtësi, me një qëndrim gati monokromatik që shfaqet në sipërfaqe të tëra brenda telajos. Piktura e tij karakterizohet nga thjeshtësia në trajtim, përkorësia e skajshme e imazheve, dhe dashuria për ngjyrën si një element bazë piktorik. Të tre këto linja vihen në funksion të prodhimit të hapësirës (ose boshllëkut). Artisti duket se huazon mënyrën e pikturimit të Ekspresionizmit Abstrakt për ta vënë në funksion të një vepre që njëkohësisht mund të lexohet edhe si jo-abstrakte. Hapësira dhe (apo) prodhimi i saj, është qëllimi i kësaj pikture por kjo nuk është thjesht hapësira që ne shohim në punët e tij, ku krijimi (pothuajse figurativ) të kujton qiellin, detin, horizontin, por hapësira e pafundme që piktori përpiqet të prodhojë brenda kuadratit duke e shpërbërë objektin e thjeshtë të pikturës së tij në mungesë të pikave të orientimit që na jep për ta lexuar atë. ミ《htë pikërisht mungesa e një perspektive të qartë, mungesa e peshës, mungesa e trupit (objektit fizik), është ndërtimi i reales nëpërmjet abstraktes (apo shprehja e njëhershme e këtyre të dyjave) që e bën pikturën e Ali Osekut një shprehje të pastër shpirtërore dhe filozofike. Horizontet që ne mund të shquajmë vagullt në këto piktura janë në fakt horizonte personale ku qënia e artistit takohet me pafundësinë dhe konceptin e saj.

MUSLIM MULLIQI - “Vepra 1970-1990”
06 – 30 Prill 2011

Muslim Mulliqi_GKA.jpgNga datat 6 - 30 prill 2011, në sallën e ekspozitave të përkohshme në GKA, do të qëndrojë hapur ekspozita e Muslim Mulliqit, piktorit të njohur shqiptar të Kosovës, titulluar “Muslim Mulliqi - Vepra 1970-1990”. Piktori u lind në 1934, në Gjakovë dhe u nda nga jeta në 1998, në Prishtinë. Muslim Mulliqi mund të konisderohet një pionier i artit modernist në hapësirat shqiptare. Ai përfundoi Shkollën e Mesme të Arteve të Aplikuara në Pejë në 1951 dhe u diplomua në Akademinë e Arteve Figurative të Beogradit, në vitin 1959. Në vitin 1962 u çel Akademia e Arteve Figurative në Prishtinë. Ai u emërua profesor dhe dekani i parë i saj. Njëkohësisht njihet edhe si themeluesi i kësaj akademie.

Kjo është ekspozita e parë vetjake e piktorit, që GKA organizon dhe përbën një ngjarje të shënuar për komunitetin artistik shqiptar.

Krijimtaria e Mulliqit në pikturë shtrihet për afro 40 vjet dhe i përket fillimit të viteve 1960 dhe përfundon në vitin 1998. Ajo ndahet në cikle apo faza te ndryshme. Ekspozita “Muslim Mulliqi - Vepra 1970-1990” përfshin një hark kohor 20 vjeçar dhe përmban 32 vepra të krijuara gjatë harkut kohor 1970-1990. Temat e ekspozuara janë: ‘legjenda baritore’, ‘kokat e malësorëve’, ‘kullat’, ‘familja’ dhe ‘vorbulla’. Ekspozita përmban vepra të realizuara në teknikën e vajit mbi pëlhurë dhe mbi dru.

Piktura e Mulliqit është një pikturë ekspresioniste figurative. Ajo është një shprehje komplekse ku ndërthuren folklorizmi me bashkëkohoren. Nëpër fazat e ndryshme ku kalon, vepra e tij trajton ambjentin rrethues kosovar ku ai është rritur dhe ka kaluar fëmijërine, duke tentuar drejt një thelbi filozofik individualist që tejkalon sfondin territorial lokal dhe kërkon universalen dhe lirinë e shprehjes artistike të shprehur më së miri nëpërmjet fluturimit të figurave që ai pikturon, në kërkim të “Pushtimit të hapësirave të reja”, ashtu siç titullohet edhe një nga ciklet e tij më të njohura.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   

Në lidhje me pikturën e tij, Mulliqi është shprehur: “Dua të gjej një kuptim më të thellë të jetës, të përjetuar qysh në fëmijëri. Si ka jetuar për shembull, ç`ka ka menduar, ç`ka ka ndjerë ai burrë, apo ajo grua, që na kanë shikuar pas dritareve të mbyllura ndërsa ne fëmijët luanim. Pikturat e mia e kërkojnë atë njeri pas një hapësire që ka jetë të pasur të brendshme por që është e përmalluar për diell dhe gjerësi”.  

GAZMEND LEKA

03 – 27 Mars 2011

Ftesa.jpgNga data 4 Mars 2011, në sallën e ekspozitave të përkohshme në Galerinë Kombëtare të Arteve do të qëndrojë e hapur për publikun ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka (lindur më 1953). Ekspozita përmban 34 punime të viteve të fundit, të gjitha në teknikën vaj në kanavacë. Krijimtaria e artisti Leka thekson idenë se piktura nuk është thjesht një grumbull abstrakt njollash dhe ngjyrash, shenjash, vijash e planesh, e as një transkriptim i drejtpërdrejt i natyrës, por një shtresëzim kuptimesh dhe mesazhesh të ndryshme. Piktura e tij disi melankolike frymëzohet kryesisht nga piktura metafizike europiane e fillimshekullit të 20 dhe prek tema universale si: lindja dhe vdekja, përjetësia dhe miti, parajsa e humbur dhe nostalgjia. Në të njëjtën kohë figura e artistit shenjon gjendjen e shpirtit njerzor, zhytur në dinamikën, por edhe absurdin e jetës së përditshme.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datën 27 Mars 2011.

Gjelosh Gjokaj 'Shejza'

08 – 27 Shkurt 2011

Nga data 8 deri më 27 shkurt 2011, në sallën e ekspozitave të përkohshme në GKA, do të qëndrojë hapur ekspozita vetjake 'Shejza', e autorit të njohur shqiptar me banim në Mal të Zi dhe Gjermani, Gjelosh Gjokaj, lindur në 1933 në Milesh, pranë qytetit të Tuzit në Mal të Zi.

Kjo ekspozitë vetjake është e para që autori hap në Shqipëri dhe përbën një ngjarje të shënuar për komunitetin artistik shqiptar. Krijimtaria e rëndësishme e Gjelosh Gjokajt në pikturë shtrihet për afro 50 vjet, duke filluar nga mesi i viteve 1960-të, pas përfundimit të studimeve të larta në Akademinë e Arteve në Beograd në 1963. Pas një qendrimi të shkurtër në Prishtinë ndërmjet viteve 1964 – 1969 ku Gjokaj punoi si mësues i artit dhe themeloi degën e Pikturës dhe Grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, autori zhvendoset në Romë, e nga viti 1983 jeton në Augsburg të Gjermanisë.

Ekspozita 'Shejza' tregon punë të afro 20 viteve të fundit, që nga 1992 e deri në 2010, dhe i përket kryesisht ciklit të tij të abstraksionit lirik. Ekspozita përmban 38 vepra, shumica në teknikën e akuatintit, akrilikut në letër, dhe akrilikut në pëlhurë, por nuk mungojnë edhe një cikël grafikash dhe vizatimesh, kryesisht të përmasave të vogla dhe intime.

"ONUFRI 2010"

23.12.2010 - 3.2.2011

onufriVepra në pikturë, fotografi, skulpturë, dhe instalacion nga 27 artistë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës u përzgjodhën për ekspozim në bazë të konceptit kuratorial me titull “Unë jam ARTI-st”. Përzgjedhja e veprave pasqyron zhvillimin e artit bashkëkohor nga artistët shqiptarë dhe u krye në bazë të njohjes dhe vlerësimit të krijimtarisë së artistëve.

Sipas kuratores të Onufri 2010 Suzana Varvarica Kuka: “Në këtë ekspozitë do të njihemi me
vepra që transmetojnë veprimtari të koshiencës dhe subkoshiencës së artistit gjatë procesit të formimit dhe të ekzekutimit të veprës. Punët e Onufri 2010 transmetojnë në figura çështje që ceken në konceptin kuratorial dhe disa prej tipareve të fizionomisë së artit dhe të jetës problematike shqiptare. Gjithashtu do të dallojmë kahun e identitetit të zhvillimit të artistit të ri shqiptar. Ai tenton, si prodhues i veprës së artit, të tregojë se vetë është një produkt njerëzor që nis tek edukimi akademik, brumoset gjatë përshkuarjes së rrugës konceptuale dhe është tentues për të lënë shenja gjatë eksperiencave krijuese bashkëkohore.”

Artistët pjesëmarrës janë:

Gazmend Leka, Andi Hila, Edmond Gjikopulli, Yllka Gjollesha, Gjergji Shoshi, Ledia
Konstandini, Heldi Pema, Endri Dani, Gentian Gjikopulli, Matilda Odobashi, Genti Korini, Alketa Ramaj, Oriana Kamberi, Artan Draçini, Sidi Kanani, Nikolin Bujari, Rrezart Galica-Giqi, Sabile Tmava-Billi, Drtiton Selmani, Sara Çapaliku, Anon, Një Njeri, Violana Murataj, Enkelejd Zonja, Greta Dhaskali Lami, Ilirjan Shima, Entela Kasemi.

"ANTONI CLAVE" 05. 11. 2010– 15. 12. 2010

Antoni Clavé u lind në 1913 në Barcelonë dhe vdiq në 2005 në Saint-Tropez, Francë. Ai është një nga piktorët më të njohur në shkallë ndërkombëtare dhe një nga pionierët e artit modern Spanjoll. Gjatë luftës civile ai u vendos në Francë ku u bë një nga ilustratorët dhe skenografët më të njohur të periudhës. Në vitet 50-të ai u bë një piktor i njohur dhe puna e tij që priret për nga abstraksioni cilësohet për interesin drejt aspektit material të artit. Ai ishte një virtuoz i teksturës dhe pigmentit , dhe duke i sintetizuar këto me dritën ai krijonte në tablote e tij atmosfera pa rëndesë, në marrdhënie formale me ritmet e tij piktorike. Arti i tij i drejtohet intuitës dhe ofron një mendim perceptiv delikat. Përvec pikturës ai aplikoi edhe asemblazhin dhe kolazhin ku puna e tij fiton edhe forcën e saj më të madhe. Antoni Clavé vjen në Galerinë Kombëtare të Tiranës pas një njohje dhe suksesi të gjerë ndërkombëtar.

"Koleksioni Dibbets" 08.10.2010 – 1.11.2010

Galeria Kombëtare e Arteve zotëron një koleksion me vepra të artit bashkëkohor të mbledhura dhe të dhuruara nga artisti holandez Jan Dibbets. Këto vepra vijnë për publikun shqiptar pas një proçesi studimi dhe rivlerësimi në një ekspozim të veçantë. Koleksioni Dibbets përmban emra mjaft të njohur të artit modern dhe bashkëkohor ndërkombëtar të cilët përfaqsojnë rryma dhe qëndrime nga më të rëndësishmet për historinë e artit të viteve 1960-70 sic janë; Modernizmi i Vonë, Arti Konceptual, Minimalizmi, Land Arti etj. Ndër artistët, veprat e të cilëve përbëjnë këtë koleksion mund të përmendim; Karel Appel, Pierre Alechinsky, Markus Lupertz, Georg Baselitz, Giovanni Anselmo, Mimmo Paladino, Sol LeWitt, Richard Serra, Dan Graham, Mike Kelley, Joseph Kosuth, Daniel Buren, Edward Ruscha, Robert Barry, John Baldessari, Jan Dibbets, Christo & Jeane-Claude, Marina Abramovic, Gilbert & George, Bill Viola, Richard Long, Damien Hirst etj. Koleksioni kryesisht është i përbërë nga grafika, vizatime, fotografi, printe etj, dhe punët janë te përmasave të vogla, por ato përbëjnë një revistë tepër interesante të qëndrimeve artistike të gjysmës së dytë të shekullit XX.

ZEF SHOSHI

19.03.2010 – 9.04.2010

Zef Shoshi është një artist i njohur për publikun shqiptar. Ai është një prej piktorëve të njohur të periudhës së Realizmit Socialist. Në këtë ekspozitë ai shpalos stilin e tij piktorik që ka konsoliduar në vite, ku ka përparësi ngjyra e ngjeshur dhe drita e fortë. Motivet kryesore të artistit në këtë ekspozitë janë tema historike dhe tema e fshatit, kryesisht nga zona e Zadrimës, ku ai është frymëzuar për shumë nga portretet dhe kompozimet e tij. Kjo ekspozitë mbart gjithashtu edhe një karakter retrospektiv duke filluar me Autoportretin e vitit 1955, duke vijuar me nj