Rezultatet e votimit per 5 finalistet e Monumentit per 100 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise





Te tjera
Mbi Galerinė
Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Për autorët, banesa shqiptare ka shërbyer si shtëpi dhe fortifikim njëherësh duke u bërë simbol kombëtar i qëndresës në shekuj. Për të shprehur idenë e pavarësisë ata sjellin një ndërtesë të hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njëra gjysëm mban çatinë dhe tjetra platformën. Kjo strukturë është menduar e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë (8) metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazer si; ‘Deklarata e Pavarësisë’, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja.
Ky propozim frymėzohet nga imazhi i flamurit. Skulptori ka ideuar njė flamur tė madh nė bronx tė shkėlqyer. Materiali i bronxit tė shkėlqyer ėshtė menduar qė ti ndryshojė pamjen monumentit nė varėsi tė dritės sė natyrės dhe pasqyrimit tė saj mbi tė. Projekti synon paraqitjen e njė vepre qė pėrpiqet tė flasė me gjuhėn plastike tė skulpturės nė shprehjen e lėvizjes sė flamurit nė valėvitje. Kjo valėvitje, e materializuar nė vėllim skulptorik qė tenton lėvizjen, shpreh forcėn dhe triumfin e njė populli nė ngritjen e tij historike, ngritje e cila kulmon me pavarėsinė.
Skulptori nėpėrmjet njė gjuhe tė fortė plastike propozon njė monument tė lexueshėm lehtėsisht. Dy hallka tė hapura zinxhiri qė simbolizojnė ēlirimin e popullit shqiptar pėrbėjnė njė monument qė mund ti pėrshtatet madhėsive e hapėsirave tė ndryshme. Ky monument ėshtė menduar tė jetė nė ēelik tė errėt ose tė ndritshėm por mund tė pėrshtatet edhe si njė skulpturė nė gur natyral. Autori ėshtė pėrpjekur tė shprehė vėshtirėsitė historike qė ka kaluar populli shqiptar pėr tė arritur tek momenti i pavarėsisė nėpėrmjet formės sė ashpėr kubiste qė i ka dhėnė hallkave tė zinxhirit dhe pėrthyerjes sė tyre duke ofruar njė shprehje artistike sa tė thjeshtė aq edhe dramatike.
Autorėt propozojnė njė variant tė stilizuar tė shqiponjės dykrerėshe. Shqiponja pėrbėhet nga dy pjesė tė shkėputura nga njėra tjetra nė pjesėn e sipėrme qė bashkohen poshtė nė qendėr pėr tė dhėnė idenė e rrotullimit centrifugal duke marrė njė forme harkore qė ruan si bosht qėndren e skulpturės dhe qė e paraqet ateė si njė trup tė vetėm nė lėvizje rrotulluese rreth vetes. Kjo shprehje ndihmohet edhe nga platforma ku monumenti mbėshtetet, e cila nėpėrmjet formės sė shkallėve qė ngjiten drejt qendrės jep idenė e njė vorbulle qė fillon nga nėntoka. Nė qendėr tė skulpturės, aty ku dy gjysmat bashkohen ėshtė menduar tė vendoset njė pishtar zjarri i cili do tė ndriēojė. Imazhi i shqiponjės i cili ėshtė ideuar nė bronz, pėrpiqet tė pėrēojė energjinė vitale tė popullit shqiptar.
Skulptori propozon njė vepėr monumentale tė lartė qė vjen nė formėn e obeliskut. Ky monument qė kėrkon tė shprehė madhėshtinė e momentit tė kėtij pėrvjetori ėshtė menduar si njė mbivendosje shtresash prej mermeri tė bardhė. Janė njėqind (100) blloqe mermeri qė ngrihen lart nė formė vertikale nė pėrkim tė njėqind viteve. Ne trupin e kolonės sė formuar shfaqen dhjetė (10) kurba tė lehta anėsore tė cilat rrisin vlerat shprehese tė figuracionit dhe e pasurojnė atė estetikisht duke simbolizuar njėkohėsisht dhjetė dekadat e kėtij njėqindvjeēari. Dimensioni i kėtij monumneti ėshtė nė varėsi tė hapėsirės publike qė do ti ofrohet.
Rezultatet e votimit per 5 finalistet e Monumentit per 100 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise





Te tjera
Mbi Galerinė