Salla 1
Fillesat e Pikturės nė qytetet Shqiptare ( 1883 1930)
Fondi i Galerise se Arteve ruan vepra nė pikturė qė datojnė nga fundi i shekullit XIX, periudhė qė shėnon fillesat e pikturės jo fetare shqiptare. Autori mė i hershėm i pikturės ėshtė Kol Idromeno, vepra e tė cilit Motra Tone, daton nė vitin 1883. Pikturat e para nė Shqipėri manifestojnė njė lloj amatorizmi. Kjo lloj fryme vazhdon deri nė vitet 30`tė, kur fillon pėrpjekja pėr ngritjen e shkollės dhe institucioneve tė artit nė vend. Gjithsesi kėto piktura flasin qartė pėr atmosferėn kulturore nė Shqipėrinė e fillim viteve tė shekullit tė XX, si dhe pėrbėjnė dokumente tė mirėfilltė etnografikė dhe historikė tė periudhės. Kėto vepra manifestojnė edhe njė lloj fryme romantike. Autorė tė tjerė tė epokės janė Pjetėr Marubi, Simon Rrota, Zef Kolombi, Vangjel Zengo, Spiro Xega etj.
Salla 2
Piktura Realiste. Shkolla e Vizatimit (1930 1950)
Kushtet dhe zhvillimet ekonomiko-politike gjatė Mbretėrisė Shqiptare tė viteve 30`tė mundėsojnė ēeljen e shkollės sė vizatimit nė Tiranė nė vitin 1931. Disa nga piktorėt e parė qė studiojnė aty janė : Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Gani Strazimiri etj, megjithatė pak vepra te tyre nga periudha e kesaj shkolle ruhen nė fondin e Galerisė sė Arteve. Artistė tė tjerė qė studiojnė nė vendet fqinjė dhe kthehen nė Shqipėri ku zhvillojnė aktivitetin artistik janė: Odhise Paskali, Andrea Kushi, Vangjush Mijo, Janaq Paēo, Foto Stamo, Motrat Zengo etj. Kėta artistė pėrbėjnė brezin e artistėve tė shkolluar, tė cilėt pėrpiqen tė zhvillojnė portretin, natyrėn e qetė, peizazhin etj. Karakteristikė e veprave tė kėsaj periudhe qė ruhen ne Galerinė e Arteve, ėshtė pėrpjektja e artistėve pėr tė pėrvetsuar teknikat artistike dhe njė interes pėr pasqyrimin e realitetit me vėrtetėsi.
Salla 3
Piktura akademike dhe tabloja me temė historike ( 1950 1986)
Pas pėrfundimit tė Luftės se Dytė Botėrore dhe vendosjes sė regjimit komunist, nė Shqipėri filloi tė zhvillohej tabloja me temė historikopolitike. Kryesisht vendin mė tė madh nė kėtė tablo e zė Lufta Antifashiste dhe ndryshimet historike nė vend, por nė tė njėjtėn kohė trajtohen dhe aspekte tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė si ai i qėndresės sė Skėnderbeut etj. Artistėt kryesorė janė ata qė kanė mbaruar akadamitė perendimore dhe reflektojnė njė formim akademik nė pikturėn e tyre si: Nexhmedin Zajmi, Sadik Kaceli, Abdullah Cangonji etj, ndėrkohė qė artistė tė tjerė qė formohen nė Akademinė e Bashkimit Sovjetik dhe vendeve tė tjera tė lindjes janė : Sali Shijaku, Fatmir Haxhiu, Vilson Kilica etj.
Salla 4
Realizmi Socialist. Ndėrtimi i Modeleve tė Njeriut tė Ri ( 1960 1986)
Me kthimin e artistėve nga shkollat lindore tė artit mund tė thuhet se fillon epoka e Realizmit Socialist nė artin Shqiptar. Ky art ėshtė kryesisht nė funksion tė propagandės dhe interesave tė regjimit politik nė vend. Sipas klisheve tė gatėshme tė importuara nga vendi i tij i origjinės - Bashkimi Sovjetik, arti fokusohet tek punėtorėt dhe veprimtaria e tyre, duke i kthyer kėta nė mite tė kohės. Nė fakt Realizmi Socialist nuk pėrpiqet tė tregojė me vėrtetėsi aspekte tė realitetit tė klasės punėtore, por tė ngrejė njė lloj kulti tė punės socialiste si veprimtari dhe tė punėtorit si personazh qėndror tė njė epoke tė re qė ka filluar. Artistėt qė kanė lėnė vepra tė spikatura nė kėtė drejtim janė: Kristaq Rama, Montaz Dhrami, Zef Shoshi, Pandi Mele, Myrteza Fushėkati, Petro Kokushta, Ēlirim Ceka etj.
Salla 5
Piktura Formaliste e Realizmit Socialist ( 1969 1974)
Njė koleksion shumė i rėndėsishėm i Galerisė sė Arteve ai i Piktures Formaliste qė gjen vend nė historinė e pikturės Shqiptare nė fillim tė viteve 70tė. Kjo pikturė krejtėsisht nėn ndikimin e pikturės moderniste perendimore pėrpiqet tė gjallojė duke respektuar temat zyrtare tė Realizmit Socialist, qė janė mė sė shumti ato tė punėtorit nė frontin e punės, por qė me mėnyrėn e tė pikturuarit nė fakt kėrkon drejt njė zhvillimi piktorik dhe ka tendencėn pėr t`ju pėrqasur rrymave tė ekspresionizmit, fovizmit, kubizmit etj. Artistėt kryesorė qė kanė vepra tė kėsaj natyre nė fondin e Galerisė sė Arteve janė: Edison Gjergo, Alush Shima, Isuf Sulovari, Eduard Hila, Bajram Mata etj.
Salla 6
Piktura dhe Skulptura Moderniste ( 1989 2001) Elementė tė Pikturės Moderniste nė vitet 1960-1970
Pėr herė tė parė Galeria e Arteve i kushton njė hapesirė pikturės dhe skulpturės moderniste shqiptare. Kjo hapėsirė pėrmbledh vepra nga autorė qė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre artistike mė tė rėndėsishme pas viteve 90tė, si Perikli Culi, Ali Oseku, Gazmend Leka, Lumturi Blloshmi, Najada Hamza, Orion Shima etj, por nė tė njėjtėn kohė kėrkon edhe elementėt e parė tė pėrpjekjeve tė pikturės moderniste qė vijnė qė nga vitet 60tė dhe pėrkojnė me frymėn formaliste nė pikturėn e Realizmit Socialist nė fillim tė viteve 70tė, me autorė si Ksenofon Dilo, Danish Jukniu, Ismail Lulani etj, qė krahas pikturės sė politizuar zyrtare lėvruan gjatė kėtyre viteve edhe njė pikturė qė kėrkonte nė formė dhe nė shprehi artistike.